
Ekipi i Hetimeve Stacioni Policor në Istog, në konsultim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e disa të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm.
Ata dyshohen se u përfshinë në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Lidhur me këtë aktivitet, sot janë shoqëruar në Stacionin Policor Istog katër persona të dyshuar,.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër (4) telefona mobil si dhe tre (3) kompjuter (laptop).
Me urdhër të Prokurorit Shtetit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.