×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Beqiri i ka disa fjalë për Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Beqiri, në “Debat Plus” ka thënë se askush në LDK po nuk feston largimin e Vjosa Osmanit.

    “Unë kam respekt për Vjosën por nuk është e vërtet që dikush po gëzohet e po feston në LDK për largimin e saj. Kjo nuk i ndihmon as asaj e askujt”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Nënkryetari i LDK-së ka thënë se Osmani është dashur ta reformojë LDK-në nga brenda e jo të bëjë deklarata pas largimit.

    Ismet Beqiri nuk ka dashur ta zbulojë votën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për përjashtimin apo jo të Vjosa Osmanit por ai ka thënë se njëherë në zgjedhje lokale i ka lëshuar rrugë kësaj të fundit për të garuar për Prishtinën.

    Beqiri thotë se Vjosa Osmani ka pasur kontribut në rezultatin e zgjedhjeve të fundit në LDK.

    “Zonja Osmani mund të hidhërohet, por vendimet e partisë edhe kur ka votuar kundër është dashur t’i respektojë vendimet e partisë…Nëse vendimet e partisë nuk respektohen nuk mund të konsiderohet se ka bërë “hajër” në LDK”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Lajme31 Maj 2025
    Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e...
    Të tjera
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ditëlindjen e 58. Ai ka vlerësuar...
    Lajme31 Maj 2025
    Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim ndaj formimit të komisionit të...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë,...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka akuzuar partitë e tjera parlamentare për bojkot dhe sabotazh ndaj procesit të votimit për komisionin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.