×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ismaili: Qeveria “Kurti” ka sjellë humbjen e miqësisë me ShBA-të

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike tëKosovës (PDK), Besa Ismaili në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se Qeveria “Kurti”, dje ka mbushur 100 ditë në krye të qeverisë.

    Për deputeten e PDK-së, këto ishin 100 ditët më të këqija të një qeverisjeje.

    LEXO EDHE: Deputetja e PDK-së: Kurti shkeli sovranitetin territorial të Kosovës

    “Mendoj se këto kanë qenë ditët më të këqijat e një qeverisje më të keqe që ka sjell humbjen  e një miqësie shumë të vlefshme në mes të Kosovës dhe të SHBA-ve. Nuk them një humbje të miqësisë por një cenim i marrëdhënieve që nuk është parë më herët. Pastaj nuk kemi parë që ka një koordinim në nivelin ndërkombëtar. Mendoj se në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në punët e jashtme, Kosova nuk ka qenë asnjëherë më keq”, ka thënë ajo.

    Kritika ajo pati edhe për qeverisjen e brendshme. Deputetja e PDK-së, theksoi se gjatë kësaj qeverisje, ka pasur edhe shkelje të sovranitetit territorial të Kosovës.

    “Kemi pasur gjithashtu edhe shkelje të sovranitetit territorial të Kosovës. Menaxhimi i kësaj situate pandemike në veri është ndër më skandalozet. Mendoj që me të akoma do të përballemi më vonë dhe se ka pasoja të shumta. Ajo që na ka shqetësuar më së shumti është shëndeti i popullatës edhe në veri të Kosovës si kudo tjetër”, ka thënë Ismaili për “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.