
Deputetja e Partisë Demokratike tëKosovës (PDK), Besa Ismaili në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se në menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka pasur shkarje ligjore.
Sipas saj, nuk janë përfillur as propozimet e presidentit dhe as ato të Kuvendit të Kosovës.
“I tërë menaxhimi i pandemisë Covid mendoj se që nga fillimi ka pasur shkarjet e veta ligjore sepse ne jemi ndër të rrallët në mos i vetmi vend në botë ku këto masa për menaxhimin e pandemisë Covid, nuk janë marrë në Kuvendin e Kosovës dhe disa propozime që kanë ardhur si nga ana e presidentit ashtu edhe të deputetëve dhe të Kuvendit janë anashkaluar”, ka thënë ajo.
Ismaili nuk la pa përmendur edhe dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ku u konstatuan shkelje të Kushtetutës nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, si dhe nga ministri i shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.
“Është konfirmuar dy herë radhazi edhe në Gjykatën Kushtetuese për mungesën e kushtetutshmërisë së vendimeve që janë marrë në rastin e menaxhimit të pandemisë Covid-19 dhe pastaj ne mund të flasim për specifike dhe për vendime të veçanta por mendoj se kjo punë ka mundur të bëhet ndryshe në radhë të parë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqidhe do të menaxhohej shumë më mirë dhe nuk do i humbte kredibiliteti i vet”, ka thënë ajo për Front Online.
LEXO EDHE :
Deputetja e PDK-së: Kurti shkeli sovranitetin territorial të Kosovës