×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ismaili e Kroese flasin për reformat e zhvillimet në fushën e statistikave

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e FMN-së, Bert Kroese. Ata kanë diskutuar për reformat dhe zhvillimet e ardhshme në fushën e statistikave, në funksion të avancimit të përgatitjes së të dhënave, rritjes së transparencës dhe informimit më të qartë të publikut.

    Në njoftimin për media thuhet se në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankë Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C. është konfirmuar se mbështetja e FMN-së për BQK-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe reformave të zhvillimit në fushën e statistikave, si një rëndësi e veçantë për informimin e drejtë dhe transparent të qytetarëve.

    Tutje thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për avancimin e raportimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS) dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së në këtë fushë, avancimin e ndërtimit të Indeksit për Llogaritjen e Çmimeve të Patundshmërive (IÇPB), mundësinë e ndërtimit të një modeli për matjen e parasë së gatshme në qarkullim dhe avancimin e përpilimit të llogarive kombëtare.

    Gjithashtu është biseduar për avancimin e metodologjive për statistikat financiare qeveritare,si dhe bashkërendimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të kualitetit të të dhënave.

    “Avancimi i reformave në këto fusha do të ketë ndikim në politikëbërjen ekonomike, vlerësimin e aseteve, parandalimin e pastrimit të parave, mbikëqyrjen më efikase të institucioneve financiare, të gjitha këto në funksion të stabilitetit financiar dhe ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen ndaj FMN-së për asistencën e vazhdueshme ndaj BQK-së dhe i njoftoi drejtuesit e lartë të këtij institucioni për reformat e ndërmarra nga institucioni që e drejton dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë si në fushën e statistikave ashtu edhe në sferat tjera me rëndësi në kuadër të fushëveprimit të BQK-së.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Ekonomi30 Prill 2024
    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë. Vlera e projekteve...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugalliu, ka deklaruar pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, se gjatë 2023-tes ka pasur të hyra...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Një burrë është arrestuar në Klinë pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe se...
    Sport30 Prill 2024
    Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka shitur shumicën e aksioneve të tij në klubin brazilian Cruzeiro,...
    Vip30 Prill 2024
    Capital T është një nga artistët që komentohet shumë për jetën e tij private, edhe pse e mban tejet të mbyllur. Së...
    Lajme30 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, për akuzën se privoi nga jeta G.H, në maj...
    Lajme30 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që me 1 Maj të ndalohet qarkullimi i makinave, në rrugën që të shpie te parku...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian pret që takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, të jetë rasti final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.