×
  • Ekonomi
  • Banka

    Ismaili: BQK-ja e përkushtuar për të forcuar stabilitetin financiar që lidhet me rreziqet e mjedisit në Kosovë

    FrontOnline
    05 Tetor 2023

    Me pjesëmarrjen e mbi 140 personaliteteve nga e gjithë bota, për herë të parë në Prishtinë është mbajtur Forumi për Qëndrueshmërinë në Financa, raporton Ekonomia Online. Forumi organizohet nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Rrjeti për Qëndrueshmërinë e Bankave dhe Financave dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare, anëtare e grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili në fjalën hyrëse të këtij forumi, ka theksuar se BQK-ja është e përkushtuar për të forcuar përpjekjet për të përmirësuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar në vendin tonë, ndaj rreziqeve të lidhura me mjedisin dhe klimën në veçanti.

    Ai ka shtuar se BQK-ja ka hartuar strategjinë që do të kontribuojë në forcimin dhe rregullimin e praktikave të bankave për të rritur stabilitetin financiar në vend.

    “Veprimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të adresuar rrezikun mjedisor do të jenë në drejtim të forcimit të kornizës rregullative dhe direktivave të Bashkimit Evropian dhe standardeve të Bazelit, forcimit të praktikave mbikëqyrëse, duke përfshirë vlerësimin dhe kuptimin e plotë të ekspozimit të bankave ndaj rreziqeve klimatike”, ka thënë Guvernatori Ismaili.

    Gjithashtu, Guvernatori Ismaili ka potencuar se BQK-ja do të punojë në ngritjen e kapaciteteve me qëllim të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes ndaj rreziqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike.

    “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të punojë në ngritjen e kapaciteteve të brendshme, rritjen e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse vendore, për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke marrë parasysh angazhimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, ka potencuar uvernatori Ismaili në këtë forum.

    “Edukimi financiar dhe komunikimi më i gjerë përmes pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare, punëtori, forume me qëllim të zgjerimit të ekspertizës dhe njohurive në fushën e rreziqeve klimatike, është pjesë e planit të BQK-së”, shoi ai.

    Guvernatori Ismaili në këtë forum ndërkombëtar tha se bankave qendrore i është shfaqur nevoja për të ndërmarrë veprime ndaj rreziqeve financiare që lidhën me klimën.

    “Bankat potencialisht janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën, pavarësisht nga madhësia, kompleksiteti ose modeli i tyre i biznesit. Andaj, bankave qendrore, autoriteteve rregullatore, institucioneve financiare dhe politikëbërësve të tjerë, u është shfaqur nevoja për të ndërmarrë veprime në përgjigje të këtyre sfidave”, ka potencuar Guvernatori Ismaili.

    Në fund, Guvernatori Ismaili tregoi se angazhimet mjedisore të Republikës së Kosovës janë në përputhje me strategjinë e Bashkimit Evropian, pasi që vendit iu dha statusi potencial kandidat për anëtarësim në këtë bllok.

    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022–2031, që parasheh sektor të qëndrueshëm energjetik të integruar në tregun pan-evropian dhe duke garantuar siguri e përballueshmëri energjetike për qytetarët.

    Kujtojmë se Republika e Kosovës ishte një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që nënshkruan Deklaratën e Sofjes në nëntor 2020, ku vendet e njohën Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, si një nismë për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB).

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Ekonomi01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Ekonomi30 Prill 2024
    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë. Vlera e projekteve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Keninë kanë vrarë 181 njerëz që nga marsi, me qindra mijëra të detyruar të...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në akademinë përkujtimore në përvjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri....
    Sport02 Maj 2024
    Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës. Pas etheve...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur se kur kryeministri Albin Kurti deklaronte se në Kosovë do të ketë luftë, opozita dhe...
    Lajme02 Maj 2024
    Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha....
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.