×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-polici shqiptar kapet duke kultivuar bimë kanabisi në Skoci: Më detyroi gangsteri që e arrestova

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Dy vite pas hekurave do të duhet të qëndrojë një ish-efektiv policie nga Shqipëria, pasi u arrestua nga policia britanike në Livingston të Skocisë gjatë një operacioni kundër fermave të kanabisit.

    Ish-polici Igli Duka u burgos pasi policia gjeti qindra bimë kanabisi të kultivuara në një njësi industriale në West Lothian, në shtator të vitit të kaluar.

    24-vjeçari në sallën e gjyqit pretendoi se një gangster famëkeq, të cilin ai e kishte arrestuar kur ushtronte detyrën në Shqipëri, e kishte shantazhuar dhe detyruar atë që të bëhej “kopshtar” në shtëpinë e barit.

    Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga burgu. Avokati i Dukës, Andy Aitken, pretendoi se krimineli që 24-vjeçari arrestoi kishte fituar lirinë në Shqipëri pasi një anëtar i rangut të lartë të bandës kishte paguar ryshfet për të.

    Avokati pretendoi më tej se anëtari i bandës më pas i tha Dukës dhe familjes së tij se ishin ata përgjegjës për 50,000 £ që kishte paguar për të fituar lirinë.

    Aitken gjatë mbrojtjes tha se Duka ishte arratisur në Britani të Madhe nga frika për sigurinë e tij dhe kishte gjetur punë në një kantier ndërtimi në Birmingham.

    “Familja e tij iku në Greqi, por babai i tij u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të problemeve shëndetësore”, tha avokati duke pretenduar se banda u kap me të atin e ish-policit dhe e detyruan të tregonte vendndodhjen e Dukës.

    “Dukës më pas iu desh që të zgjidhte, nëse do të kujdesej për fermën e kanabisit për të shlyer detyrimet ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri”, tha avokati i 24-vjeçarit.

    Më tej në seanca, ish-efektivi u vendos përballë faktit se ai ka pasur mundësi në shumë raste të shkojë në polici për të denoncuar shantazhuesin por nuk e ka bërë.

    “Pikëpamja e tij ishte se policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e këtij operacioni dhe më e rëndësishmja ai nuk fitoi para dhe nuk pati asnjë përfitim pasi u përfshi në këtë aktivitet kriminal”, u mbrojt më pas avokati.

    Në fund të seancës pretendimet e Dukës dhe avokatit të tij u hodhën poshtë nga gjykatësi, i cili tha: “Kjo është vepër e rëndë e prodhimit të një droge të kontrolluar, në këtë rast kanabis. Është shumë e qartë se ky ishte një operacion i madh, i organizuar, komercial dhe se ju ishit një ingranazh i vogël. Megjithatë, ata që janë përgjegjës për prodhimin e drogave ilegale mbështeten te njerëz si ju për të rritur të korrat e tyre”./A2CNN/

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate. “Na vjen keq...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun. Kjo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal. “Me...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian, bëri të ditur një nga takimet që kryeministri Kurti dhe...
    Sport30 Prill 2024
    Borussia Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, sipas trajnerit Edin Terzic. Përballja e parë e gjysmëfinales...
    Lajme30 Prill 2024
    Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.