×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Thaçit: Haradinaj nuk e ka asnjë gjasë që të bëhet president

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Adil Behramaj këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka thënë që Kosova është duke shkuar drejt zgjedhje, por siç tha ai jo për zgjidhje por për një krizë të re politike.

    “Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, jo për zgjidhje, por për një krizë të re politike. Në vend që partitë t’i ruanin dhe forconin partneritetet politike, të tashmet ato po i rrënojnë dhe të mundshmet po i minojnë. Zgjedhja e presidentit të ri nuk është ekuacion me shumë të panjohura. Nëse presidenti i ri zgjedhet tash, pa përfshirjen e njërës prej partive opozitare nuk mund të zgjedhet”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Ai vlerësoi se pa përfshirjen e dy prej tri partive më të mëdha në vend nuk mund të zgjidhet presidenti.

    “Nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të reja, sërish pa përfshirjen e dy prej tri partive më të mëdha nuk mund të zgjedhet. Pa një koalicion të gjerë nuk do të mund të krijohet as Qeveria e re. Në anën tjetër, cilado prej subjekteve të mëdha politike që e mundëson zgjedhjen e presidentit të ri, natyrshëm që e propozon atë”, ka shkrtuar më tutje ai.

    Behramaj poashtu shkroi se Haradinaj e ka humbur balancimin politik dhe se i njëjti nuk e ka asnjë gjasë që të bëhet president.

    “Ramush Haradinaj thjesht e ka prishur balancimin politik, duke u ridëshmuar si partner i padenjë. Me apo pa zgjedhje, ai asnjë gjasë nuk e ka të bëhet president, sepse është shumë përtej vlerës së tij politike. Në këtë legjislaturë e ka vetëm fuqinë për të prishur punë. Por, pas zgjedhjeve të reja, as këtë fuqi nuk do ta ketë. Sa më herët që zhbllokohet kjo situatë dhe arrihet marrëveshje politike për presidentin e ri, aq më shpejt shkarkohet ky tension politik dhe aq më shumë i lehtësohet barra popullit dhe shtetit!”, ka shkruar ai.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.