Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e cila është duke vijuar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtri.
Ligjërata respektivisht prezantimi me temën “Roli dhe misioni ligjor i IPK-së” është mbajtur me secilën klasë të kadetëve të cilët janë duke vijuar trajnimin themelor në AKSP.
Realizimi i aktivitetit të tillë ka për qëllim që IPK të jep informacione shtesë lidhur me rolin, misionin dhe për fushë-veprimtarinë e saj si dhe pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në aspektin e preventivës gjenerale dhe fuqizimit të integritetit të zyrtarëve të PK-së.
“Përveç prezantimit, ligjëruesit e IPK-së ndanë edhe përvojën e tyre me kadetët e rinj në funksion të fuqizimit të integritetit për profesionin fisnik të zyrtarit policor për zbatimin e ligjit në Kosovë. IPK falënderon Policinë e Kosovës, AKSP-në dhe instruktorët e trajnimit bazik për bashkëpunimin e treguar dhe përkrahjen e tyre për realizimin e këtij aktiviteti”, njofton IPK.