×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Interpol: Krimet kibernetike kanë arritur nivel alarmant gjatë pandemisë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Organizata ndërkombëtare policore, Interpol, ka paralajmëruar për shkallën alarmante të krimeve kibernetike gjatë pandemisë, kur kriminelët duket se e kanë shfrytëzuar kohën kur shumë njerëz po punojnë nga shtëpia për të vënë në shënjestër institucione të rëndësishme.

    Sipas një vlerësimi të kësaj organizate me seli në Francë, është vërejtur një ndërrim i ndjeshëm i shenjestrave të kriminelëve nga individët dhe bizneset e vogla te korporatat e mëdha, qeveritë dhe infrastruktura kritike, shkruan “The Guardian”.

    “Kriminelët kibernetikë janë duke i zhvilluar dhe forcuar sulmet e tyre në një ritëm alarmant, janë duke shfrytëzuar frikën dhe paqartësinë e shkaktuar nga gjendja e paqëndrueshme sociale dhe ekonomike e krijuar nga Covid-19”, tha sekretari i përgjithshëm i Interpolit, gjermani Juergen Stock.

    “Rritja e varësisë ndaj internetit për njerëzit përreth botës gjithashtu është duke krijuar mundësi të reja (për kriminelët), pasi shumë biznese dhe individë nuk po sigurohen se e kanë të përditësuar mbrojtjen kibernetike”, shtoi ai.

    Gjatë kohës së pandemisë, Britania e Madhe e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet që përmes sulmeve kibernetike t’ia vjedhë të dhënat shkencore në lidhje me zbulimin e vaksinës së koronavirusit. Moska e ka mohuar këtë akuzë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Dy persona janë vrarë në të shtënat e sotme në Universitetin Shtetëror të Floridës (UShF), ka thënë Shefi i Policisë së UShF-së,...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. Në njoftim thuhet se në mesin e të plagosurve...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Mbrëmjen e së enjtes, në zonën Lundër të Tiranës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve të A2, janë plagosur...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.