×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucioni i Psikiatrisë Forenzike tash e gjashtë vjet nuk ka bazë ligjore

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Institucioni i Psikiatrisë Forenzike po trajton më shumë pacientë se që ka shtretër.

    E derisa ky institucion ka mision të vecantë, ata tash e 6 vite nuk kanë bazë ligjore.

    Por pavarësisht kësaj, puna këtu nuk ndalet gjatë tërë javës. Në këtë institute marrin trajtime mjekësore të gjithë ata që kryjnë vepra penale e që kanë probleme me shëndetin mendor.

    Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike po trajtohen më shumë pacientë se që ka shtretër.

    Ndez cigaren në oborr për të ndjerë sadopak lirinë.

    Këtë veprim e bën disa herë në ditë. Qëllimi është po i njëjti.

    Liria, atij e 38 pacientëve të tjerë gjatë qëndrimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, i është kufizuar për shkak të sjelljeve të tij që bien ndesh me ligjin.

    Ata po marrin trajtim në institucionin që mjekon personat me probleme mendore, e që kryejnë vepra penale.

    Një shpresë e shoqëron përditë. Ëndrra që pret ta realizojë me të dalë nga ky vend.

    Një tjetër që refuzon të flasë për familjen, sepse pikërisht vepra që ka kryer lidhet me të, pranon se qëndrimi në izolim e pikëllon.

    Punën e këtij institucioni, brenda së cilit janë 36 dhoma të ndara në 4 reparte nuk e ka pënguar pandemia Covid 19.

    Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Gani Halilaj i cili është shëruar së fundmi nga Virusi Korona, tregon për pacientët që marrin trajtim këtu.

    Këtu të angazhuar janë 45 punëtorë. Prej tyre janë 7 neuropsikiatër, që bashkë me psikologë e punëtorë social bëjnë ekspertizë e vlerësim të personave me sëmundje mendore.

    Edhe pse i një rëndësie të veçantë, Instituti nuk ka bazë ligjore, 6 vite pas themelimit.

    Pos personave që kryejnë vepra penale këtu trajtohen edhe ata që nuk kanë bërë shkelje të ligjit, por që për shkak të sëmundjeve mendore cilësohen të rrezikshëm për familjen e shoqërinë.

    Asnjë trajtim e asnjë ekspertizë nuk kryhet pa urdhëresë të Prokurorisë ose Gjykatës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.