×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati rikthen në punë sekretarin e Ujësjellësit “Prishtina”, i larguar në qeverisjen “Kurti” (Dokument)

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka marrë vendim që ta kthejë Salih Gjonbalajn në pozitën e Sekretarit të Korporatës në KRU “Prishtina”, i shkarkuar nga Bordi i ri i kësaj ndërmarrje i emëruar nga Qeveria “Kurti”, raporton Front Online.

    Në vendimin e siguruar nga Front Online, thuhet se largimi i Gjonbalajt është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, Neni 70, paragrafi 1.5,1.6.1,1.6.2, paragrafi 2, paragrafi 3, Neni 71, paragrafi2, neni 5.

    Sipas vendimit, Inspektorati vendosi pro ankesës së bërë nga Gjonbalaj, pasi të njëjtit i ishte ndërprerë kontrata dhe marrëdhënia e punës në Ujësjellësin “Prishtina” nga Bordi i Përkohshëm.

    Në vendimin zyrtarë të Inspektoratit të Punës kërkohet nga Bordi i Drejtorëve që të kthejnë në punë Gjonbalajn.

    Në  arsyetimin e vendimit të Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thuhet se Gjonbalaj i është drejtuar Inspektoratit me datë 01.06.2016,dhe ka kërkuar që ndaj vendimit të Bordit të përkohshëm të KRU “ Prishtina” për ta shkarkuar nga pozita e sekretarit të kësaj ministrie me datë 19.05.2020 të anulohet si i kundërligjshëm dhe të kthehet në pozitën e mëparshme.

    Sekretari i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sali Gjonbalaj është shkarkuar nga pozita e tij më 19 maj të këtij vitit nga Bordi i Ri i emëruar nga Qeveria “Kurti”./Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.