Gjuha:
×
  • Kronika
  • Kronika

    Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e shtatë zyrtarëve të Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    2 vite më parë

    nspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar që të suspendohen shtatë zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

    IPK ka filluar procedurën hetimore në muajin shtator të këtij viti ndaj të dyshuarve (zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës – Stacioni Policor i Gjakovës).

    Hetimi fillimisht kishte filluar me dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” lidhur me një incident që kishte ndodhur më 13 shtator 2020.
    IPK ka qenë duke e hetuar në këtë rast rrethanat e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor me dyshimin se me rastin e gjuajtjes me armë zjarri ndaj një motoçiklisti në lëvizje (person i dyshuar) janë tejkaluar autorizimet e tij për përdorimin e armës zyrtare.

    Sidoqoftë, gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit e IPK-së kanë zbuluar prova shtesë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autorizimeve zyrtare edhe nga disa zyrtarë policorë (fshehje e dëshmive dhe informacioneve lidhur me rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm).

    Duke ju referuar autorizimeve ligjore të IPK-së, në interes të procedurës hetimore, IPK ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e shtatë punonjësve të Policisë së Kosovës si të dyshuar në këtë rast ( një major – U.D komandanti i stacionit policor të Gjakovës, një toger policor, katër zyrtarë policorë dhe një pjesëtar i stafit civil të PK-së).

    Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Kronika01 Prill 2023
    Një automjet është rrotulluar në Parallovë të Artanës. Sipas pamjeve të dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet se vetura është rrotulluar...
    Kronika01 Prill 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në Mitrovicë të Veriut dhe se tek të dyshuarit është gjetur një...
    Kronika01 Prill 2023
    Tre burra, familjarë në mes veti, janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviq përballet me një sfidë...
    Vip01 Prill 2023
    Konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, ka vendosur që sonte të lërë lojën. Ajo ka deklaruar...
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar...
    Lajme01 Prill 2023
    Profesori në Universitetin John Hopkins, Edward Joseph ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, do të...
    Vip01 Prill 2023
    Arbana Osmani e nisi mbrëmjen e sotme spektaklin e “Big Brother VIP” duke njoftuar se të gjithë banorët, përpos njërës, kanë vendosur...
    Vip01 Prill 2023
    Sot banorët janë sfiduar për të zgjedhur nëse është e vërtetë apo jo, informatat jashtë “BBVA”. Njëra nga to ishte se Kevin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.