×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Inflacioni arrin në 5.7%/ Vajrat u shtrenjtuan 28%, perimet 8.8%, qumështi 6.2%

    FrontOnline
    11 Nëntor 2021

    Çmimet e produkteve të konsumit janë rritur ndjeshëm në tetorin e këtij viti në Kosovë, përdallim prej atij të vitit të kaluar 2020.

    Buka dhe drithërat kanë shënuar rritje për 5.7 %, qumështi, djathi e vezët për 6.2. Vajrat u shtrenjtuan 28%, perimet 8.8%.

    Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2021 me muajin tetor 2020 ishte më e lartë për 5.7%.

    Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës në “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin tetor 2021.

    Njoftimi i plotë:

    Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.0% në muajin tetor 2021, krahasuar me muajin shtator 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (3.9%); mish (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (1.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (2.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); kafe, çaj dhe kakao (3.0%); gaz (5.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.8%); blerje e automjeteve (3.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-8.9%); perime (-2.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

    Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2021 me muajin tetor 2020 ishte më e lartë për 5.7%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (5.7%); mish (2.4%); qumësht, djathë dhe vezë (6.2%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (27.9%); perime (8.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.1%); prodhime të ndryshme ushqimore salcë, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.3%); kafe, çaj dhe kakao (4.1%); pije alkoolike (4.5%); duhan (2.8%); këpucë (1.1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3.1%); gaz (16.2%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8.1%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3.1%); tekstile shtëpiake (5.4%); pajisje shtëpiake (2.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (3.0%); produkte farmaceutike (2.3%); blerje e automjeteve (4.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (2.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (35.5%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.0%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (2.3%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (3.3%); shërbime hoteliere (2.7%); kujdes personal (1.6%); shërbime financiare (6.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5.8 për qind në IHÇK.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.2%) dhe veshje (-2.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica pas tubimit të kësaj partie në Viti ka shkruar për përkrahjen që kanë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje mes Izraelit...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka njoftuar se bashkë me partiakë, kanë bërë ndezjen e qirinjve para lapidarit...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjës Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë për konstruksione metalike "Liga Steel"...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.