Çmimet e produkteve të konsumit janë rritur ndjeshëm në tetorin e këtij viti në Kosovë, përdallim prej atij të vitit të kaluar 2020.
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2021 me muajin tetor 2020 ishte më e lartë për 5.7%.
Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës në “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin tetor 2021.
1 kg sheqer në tetor të 2020-s kushtonte 0.70 euro, e tash në tetor të 2021-s, 0.77 euro.
Ngritje e çmimit është vërejtur edhe tek kafja e bluar.
9.33 euro nga sa ishte 1 kg i këtij produkti në tetor të 2020-s, brenda një viti tash çmimi ka hypur në 9.91 euro.
Brenda 12 mujorit lëvizje e çmimit është detektuar edhe tek orizi.
Kjo bimë barishtore është shtrenjtuar për 6 cent.
1.44 euro kushtonte 1 kg i saj në tetor të këtij viti, përdallim të atij të kaluar kur për të njëjtën sasi duheshin më pak të holla, 1.38 euro.
Kompleti i veve po ashtu është shtrenjtuar. 30 copa në tetor të 2020-s ishin 2.39 euro.
E në tetor të 2021-s, 2.74.
Çmimet janë më të larta edhe tek lëndet djegëse.
Nafta e benzina po shitën më shtrenjtë tash sesa vitin e kaluar. E për gati 5 euro është rritur edhe vlera e një metri dru.
Në grafikat e mëposhtme janë paraqitur krahasimet mes tetorit të 2020-s dhe këtij të 2021-s.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.0% në muajin tetor 2021, krahasuar me muajin shtator 2021.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (3.9%); mish (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (1.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (2.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); kafe, çaj dhe kakao (3.0%); gaz (5.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.8%); blerje e automjeteve (3.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.