×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermieri i QKUK-së trajtoi rastet e rënda me Covid-19, por u dënua për mosmbajtje të maskës në veturë

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës të cilën ishte duke e vozitur. Bëhet fjalë për infermierin e Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema, i cili ka punuar për 1 muaj në intensivën e Mjekësisë Sportive ku trajtohen rastet e rënda me Covid.

    Në Fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “I njëjti gjatë vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtëse ndaj COVID-19”.

    Gjoba është shqiptuar nga Policia në rajonin e Gjilanit, në kohën kur Dema po voziste veturën dhe brenda ishin bashkëshortja e tij dhe fëmijët.

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës obligon mbajtjen e maskave jashtë shtëpisë, ndërsa Ligji i miratuar anti Covid ka përcaktuar gjobën prej 35 euro për mos mbajtjen e maskave por nuk ka specifikuar se në cilat rrethana duhet të dënohen qytetarët.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, ka folur pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit,...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Në protestat masive që po mbahen prej nëntorit të vitit të kaluar e këndej, kundër regjimit të Alleksandar Vuçiqit në Serbi, shihet...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Qindra njerëz protestuan në qytetet evropiane të shtunën kundër presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dhe këshilltarit të tij Elon Musk, pas një...
    Lajme05 Prill 2025
    Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar  pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu do të takohet të hënën me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Agjencia e lajmeve Reuters...
    Lajme05 Prill 2025
    Protestë Qytetare Kundër Rritjes Së Çmimit Të Energjisë Elektrike! Asnjë cent më shumë’’, ishte pankarta kryesore që protestuesit e mbanin sot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.