×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Krasniqi rreth ofertës për ministër: S’ka asgjë zyrtare

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Infektologu Valbon Krasniqi nuk ka mohuar e as pohuar se do të jetë në ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, që të shtunën mund të votohet.I ftuar në Interaktiv të KTV-së, ai tha se zyrtarisht nuk ka një ofertë, porse ka “interesim serioz”.

    “T’ju them të drejtën, Kosova ka mjaft njerëz të përgatitur për të udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë privilegj dhe barrë e rëndë për këdo.

    Do të apeloja për një fakt, duhet të fillojmë të mendojnë si kolektiv, të bëjmë punë grupore, kushdo të jetë nuk duhet të mendojë se mundet i vetëm të menaxhojë një pandemi. Rol kanë të gjithë, institucionet, mjekësia primare, forcat e rendit, bizneset, individët po ashtu kanë rolin e vet. Një hallkë nëse nuk funksionon dështon gjithçka”, ka thënë Krasniqi.

    I pyetur për ofertën për të zëvendësuar Arben Vitinë, ai është shmangur nga përgjigjja direkte.
    “Ofertë zyrtare ende nuk kam, kam dëgjuar lajme të tilla se ka interesim serioz.

    Unë thash se kujdo që i ofrohet, duhet ta marrë me përgjegjësi të lartë, duhet të ketë prioritet pandeminë dhe ndërtimin e sistemit të shëndetësisë”, ka shtuar Krasniqi.

    Infektologu Krasniqi po ashtu ka thënë se ka ende kohë për qytetarët kur duhet të nisin të relaksohen. Ai tha se janë rreth 6.000 raste që po monitorohen dhe kjo punë e mirë sipas tij në terren, duhet të shfrytëzohet për krijimin e sistemin të informimit të zbulimit të rasteve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.