
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar që një zyrtar unë Qendrën Korrektuese në Dubravë është infektuar me virusin COVID-19, raporton “Front Online”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar më 22 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid 19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, z. I.F. I njëjtit, aktualisht është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në njoftim.
Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë kanë filluar që të gjurmohen kontaktet e personit që tashmë ka rezultuar pozitiv.
“Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër. Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ”, theksohet në njoftim. /Front Online