×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektohet me COVID një mjek i spitalit të Gjilanit

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ka rezultuar pozitiv me COVID19, ndërsa në repartin infektiv të këtij spitali janë duke u trajtuar vetëm dy persona si të dyshuar me koronavirus.

    Kështu ka njoftuar drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu i cili për KosovaPress tha se çdo ditë në këtë spital merren mostrat e personave të dyshuar me virusin e të cilat me pas dërgohen në IKSHP në Prishtinë.

    Hajrullahu: Mbrëmë pozitiv me COVID ka dal një doktor

    “Momentalisht në repartin e sëmundjeve infektive ka pasur vetëm nga një pacientë të cilët janë të dyshimtë dhe që janë testuar, aktualisht nuk kemi me COVID të shtruar në repart… Çdo ditë gati kemi që domethënë ose refuzojnë ose janë me pasqyrë klinike jo të rëndë që mund të presin. Fillimisht u caktohen indikacionet për testin dhe të nesërmen hyjnë pastaj në planifikim për testim dhe realizohet testi…Momentalisht dje është diagnostikuar një doktorm të tjerë jo”, tha ai.

    Hajrullahu derisa ka folur për kapacitetet e spitalit të Gjilanit tha se aktualisht 10 shtretër janë dedikuar për të infektuarit me koronavirus, por që varësisht prej situatës ata mund t’i rrisin kapacitetet edhe në repartet e tjera.

    Hajrullahu: I kemi 10 shtretër po me mundësi shtimi të kapaciteteve

    “Momentalisht i kemi caktuar 10 shtretër në repartin Infektiv për rastet e dyshimta dhe rastet të cilat janë me COVID pozitiv por që kanë pasqyrë klinike dhe ne mund ta menaxhojmë. Kurse, repartet të sëmundjeve interne dhe të Pulmologjisë i kanë dhomat e izolimit për rastet të cilat janë me pasqyrë klinike të dyshimtë që duhet ose planifikohet të testohen edhe ata pacientë…Ky kapacitet mund të shtohet varësisht prej nevojave, por ato tani për tani janë të dedikuara për rastet e dyshimta dhe me COVID”, theksoi Hajrullahu.

    Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu për KosovaPress po ashtu tha se janë mirë të furnizuar me pajisje të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID.

    Hajrullahu: Jemi mirë të furnizuar me pajisje mbrojtëse

    “Momentalisht jemi të furnizuar mirë tash nuk po e di si ka me ndodh situata, por momentalisht kemi material për masa mbrojtëse, maska, dezinfektues, mantele për një përdorim kapacitetet epidemiologjike të gjitha i kemi…Nuk kemi terapi diçka të veçantë pasi që nuk ka ndonjë protokoll të veçantë të mjekimit por me terapi simptomatike që themi ne jemi të pajisur me infuzionet, me terapi kundër temperaturës, antibiotik diçka bazik kemi… Përveç stafit të repartit të sëmundjeve infektive mjekë jemi gjashtë infektologë, por megjithatë me infermierë mund të bëjmë lëvizje prej reparteve të tjera që mund t’u dalin në ndihmë në rast nevoje”, tha ai.

    Vetëm gjatë ditës së djeshme 113 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, prej tyre janë të shëruar 67.

    Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi në Kosovë ka shkuar në 2991 , derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive janë 1293. Betejën me COVID19 në vendin tonë e kanë humbur gjithsej 54 persona të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.