×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Infektohet me Covid e fejuara e djalit të Trump

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Shtetet e Bashkuara shënuan një tjetër rekord infektimesh. 57.683 raste të reja u regjistruan atje brenda 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

    Në total numri i infektimeve shkon kështu në 2,78 milionë ndërsa vdekjet janë 129.405.

    Mësohet se pozitive ka rezultuar edhe Kimberly Guilfoyle, e fejuara e Donald Trump Jr, e cila është edhe pjesë e stafit të fushatës për rizgjedhjen e Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

    Lajmin e përcjell New York Times, I cili shton megjithatë se Guilfoyle nuk ka qenë së fundi në kontakt me Trump. Kurba e infeksionit po rritet në 40 nga 50 shtetet e SHBA-së. Rritja e rasteve të reja ka detyruar zyrtarët, veçanërisht në shtetet jugore dhe perëndimore, të ndalojnë ose të pezullojnë rihapjen e ekonomive të tyre.

    Shtete të shumta kanë urdhëruar restorantet, baret dhe plazhet të mbyllen ose të kufizojnë kapacitetin, ne kohen kur vendi shënon 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Zyrtarët janë të shqetësuar se rastet mund të rriten edhe më shumë, pasi festimet e Ditës së Pavarësisë zakonisht shënohen përmes ahengjeve të ndryshme dhe udhëtimeve.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.