Agjencia Kombëtare e Hetimeve në Indi njoftoi të shtunën se i ka arrestuar nëntë militantë të grupit al-Qaeda, të cilët ishin duke planifikuar sulme terroriste në disa lokacione, përfshirë kryeqytetin New Delhi.
“Grupi ishte duke planifikuar kryerje të sulmeve terroriste në vende jetike në Indi dhe me qëllim të vrasjes së njerëzve të pafajshëm dhe futjes së terrorit në mendjet e tyre”, thuhet në deklaratën e kësaj agjencie.
Gjashtë militantë u arrestuan në rajonin lindor të Bengalit Perëndimor, ndërsa tre të tjerë në rajonin Kerala. Sipas autoriteteve, këta persona janë të lidhur me modulin pakistanez të al-Qaedas.
India e ka rritur ofensivën kundër militantëve në rajonin e Kashmirit dhe në vende tjera, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Vitin e kaluar, forcat indiane e vranë liderin e al-Qaedas në Kashmir, duke nxitur protesta në disa pjesë të rajonit të kontestuar.