×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK: Bartja e maskave mbetet obligative

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar të respektohen masat, duke theksuar se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

    Instituti thotë se nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Apeli i plotë i institutit:

    Instituti thotë numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Të nderuar qytetarë!

    Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

    Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

    Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

    Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

    NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq deklaroi në Bruksel se nënshkrimi i një memorandumi ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën...
    Lajme19 Mars 2025
    Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Podujevë i ka dalë në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah Hoti me lidershipin e LDK-së. Deda tha se të gjithë në...
    Vip19 Mars 2025
    “Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t...
    Lajme19 Mars 2025
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen brenda LDK-së”, konkretisht deklaratën e Agim Veliut dhënë mbrëmë në Pressing...
    Lajme19 Mars 2025
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të...
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.