×
  • Lajme
  • Lajme

    Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen brenda LDK-së”, konkretisht deklaratën e Agim Veliut dhënë mbrëmë në Pressing në T7 kundër Lumir Abdixhikut, i cili ndër të tjera tha se ky i fundit “nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu” dhe sipas tij rezultati i partisë në zgjedhjet e fundit “është dështim”.

    Për këto deklarata, Ukë Rugova, u pyet nga Insajderi i cili tha se Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes Rugova.

    I njëjti pohoi se LDK ka ngritje në zgjedhjet e fundit.

    “Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku dhe përgëzojmë për rezultatin që ka arritë në zgjedhjet e fundit ku LDK-ja ka pësu ngritje prej më shumë se 6% dhe ka përkrahjen e plotë të familjes sonë”, tha Rugova në Insajderi, transmeton Gazeta Express.

    “LDK është një parti e hapur ku debati e dialogu gjithmonë ka qenë i hapur edhe duhet me pas parasysh atë që presidenti Rugova gjithmonë e përmendte që të kemi unitet funksional dhe besoj që LDK do të vazhdojë rrugën e fuqizimit të mëtutjeshëm…”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Ka ndrruar jetë ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqiri. I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në...
    Lajme19 Prill 2025
    Analisti politik Dritëro Arifi për FrontOnline ka komentuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të shkuar...
    Lajme19 Prill 2025
    Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council) dhe Oda Ekonomike Amerikane  kanë dalë me një qëndrim dhe thirrje të përbashkët duke...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....
    Lajme19 Prill 2025
    Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. As në seancën e kaluar nuk arriti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.