×
  • Vip
  • Vip

    Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë – ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Pas publikimit të bisedave të incizuara nga Xheneta Fetahu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë për këtë çështje përmes një videoje të postuar në InstaStory.

    Në deklaratën e tij, Driloni ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3. Ai tha se në atë moment ende ndiente ndikimin e qëndrimit brenda shtëpisë së famshme dhe se bisedat nuk ishin serioze.

    Në videon e tij, Driloni shprehet: “Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”.
    Ai shtoi se Xheneta e kishte kuptuar që ishte një lojë dhe madje e kishte përmendur një premtim që Driloni kishte dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

    “E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”.

    “Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”.

    https://www.instagram.com/stories/drilonrama_/3592013963685454180/

    Nga Rubrika
    Vip19 Prill 2025
    Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin. Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për...
    Vip18 Prill 2025
    Vetëm një natë përpara finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, emocionet kanë kapluar shtëpinë. Dy prej finalisteve, Egli dhe...
    Vip18 Prill 2025
    Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Dyshja e njohur, Gjesti dhe Egli, janë kapur...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.