×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Prokuroria e Apelit punën e saj e bazon në shabllone

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Prokuroria Pasive e Apelit”, i cili raport është rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik që IKD i ka bërë kësaj prokurorie gjatë tre viteve të fundit.

    Drejtor ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj tha se Prokuroria e Apelit, shikuar për nga numrat, del se është ndër institucionet më efikase në Kosovë, më performancë thuajse 100% në trajtimin e lëndëve që pranojnë. Mirëpo, Miftaraj shtoi se përderisa me kuantitet kjo prokurori qëndron mirë, e kundërta është lidhur me kualitetin apo autoritetin që kjo prokurori ka në Gjykatën e Apelit, e që del se është barazi me zero.

    Sipas Miftarajt, në bazë të monitorimit të IKD-së, del se prokurorët e kësaj prokurorie zyrën dhe funksionin e tyre e kanë kthyer në një zyrë postare e cila proceson shkresa dhe punën e tyre e bazon në praktika të shabllonëve. Përderisa, ankesat ndaj vendimeve hartohen nga prokurorët e shkallës së parë, prokurorët e apelit, punën e tyre e bazojnë kryesisht në hartimin e një propozimi shabllon, ku kërkohet nga Gjykata e Apelit ta aprovoj si të bazuar apo refuzoj ankesën e prokurorit, pa ndonjë elaborim apo argumentin të mirëfilltë dhe pjesëmarrje aktive në përmirësimin e kualitetit të ankesave që parashtrohen në Gjykatën e Apelit.

    Ndërsa, Lavdim Bajraktari, hulumtues në IKD, tha se ajo çka e dallon në këtë rast Prokurorinë e Apelit nga prokuroritë themelore dhe PSRK, është se puna e kësaj prokurorie është e fokusuar kryesisht në analizimin e ankesave të cilat i hartojnë prokuroritë e shkallës së parë, palët e dëmtuara si dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre dhe pas analizimit të këtyre ankesave dhe aktgjykimeve të shkallës së parë, kjo prokurori i drejtohet me një parashtresë Gjykatës së Apelit të cilës mund t’i propozojë aprovimin, hudhjen poshtë të ankesave apo ndryshimit të aktgjykimit.

    Mirëpo, ndikimi real i këtyre të propozimeve të Prokurorisë së Apelit, në aktgjykimet që i merr gjykata e shkallës, sipas Bajraktarit, është thuajse plotësisht irelevant.

    “Në vetëm një nga 100 aktgjykimet e Gjykatës së Apelit që janë analizuar për këtë hulumtim, del se propozimi i Prokurorisë së Apelit është përmendur dhe marrë parasysh në arsyetim të aktgjykimit. Në të gjitha arsyetimet e aktgjykimeve tjera, propozimet e Prokurorisë së Apelit janë inekzistente”, tha Bajraktari.

    Sipas Bajraktarit, nga kjo del se vendimet e saj, Gjykata e Apelit thuajse në të gjitha rastet i bazon në ankesat që bëhen nga prokuroria themelore, palët e dëmtuara dhe ato të akuzuara, kurse ndikimi i propozimeve të Prokurorisë së Apelit del se është thuajse krejt i parëndësishëm.

    Po ashtu, Bajraktari tha se shqetësuese në rastin e Prokurorisë së Apelit është edhe fakti se prokurorët e kësaj prokurorie, në shumicën dërrmuese të rasteve nuk prezantojnë në seancat e Gjykatës së Apelit. Sipas tij, përkundër se mos pjesëmarrja e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit në seancat publike që mban Gjykata e Apelit nuk është pengesë procedurale për mbajtjen e seancave, përfaqësimi në këto seanca mbetet një ndër mundësitë e vetme që kanë prokurorët e Apelit, që të tregojnë edhe atë kreativitetin e tyre në argumentimin sa më të mirë para gjyqtarëve se pretendimet ankimore të dhëna nga prokurorët e shkallës së parë janë të bazuara.

    “Nga 438 seancat që ka monitoruar IKD gjatë viteve 2018 dhe 2019, Prokuroria e Apelit kishte prezantuar në vetëm 4 % të tyre”, tha Bajraktari.

    Tutje, Bajraktari shtoi se niveli i ankesave të ushtruara nga Prokurori i Shtetit e të cilat aprovohen nga ana e Gjykatës së Apelit vazhdon të jetë shumë i ulët duke përmendur statistikat e Raporteve të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional, sipas të cilave, niveli i ankesave të prokurorëve që aprovohen nga Gjykata e Apelit është më i ulët se 10 %.

    Në fund, Bajraktari numëroi disa nga rekomandimet që IKD ka dhënë në këtë raport, ndër të cilat përfshihen ajo që Prokuroria e Apelit duhet të ndërtojë një qasje më pro aktive në mbrojtjen e ankesave të Prokurorit të Shtetit në Gjykatën e Apelit, pjesëmarrja e prokurorëve të Apelit në seancat e shkallës së dytë, që për dështimin e organit të ndjekjes në rastet në shkallë të dytë, KPK të mbajë përgjegjës edhe Prokurorinë e Apelit dhe të tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Katërvjeçari Lean Popaj, do të varroset sot në fshatin Fortesë të Rahovecit. Ceremonia mortore për vogëlushin do të zhvillohet sot në fshatin...
    Kronika14 Gusht 2025
    Në dy raste të ndara në Ferizaj, policia ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar dy armë zjarri. Përmes njoftimit për media, thuhet se...
    Lajme14 Gusht 2025
    Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, në një prononcim për FrontOnline ka komentuar  shpenzimet mbi 1.6 milionë euro për blerjen e veturave nga...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i cili kritikon ashpër Qeverinë “Kurti” sa i përket shpenzimeve të luksit, thotë për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Përpos shtatë Ministrive të Qeverisë në detyrë që kanë shpenzuar mbi 1.3 milionë euro në blerjen e veturave zyrtare, avazin të tillë...
    Lajme14 Gusht 2025
    I dyshuari për krime lufte në Burim të Malishevës, arrin në gjykatë Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, ka deklaruar në Debat Plus se Gjykata Kushtetuese kishte rrugë të qartë për të vendosur mbi...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nga rasti tragjik me tri viktima ka ndodhur të dielën në Gjilan. Aty ka mbetur i plagosur rëndë edhe Bujar Hoxha. I dyshuari...
    Hulumtime14 Gusht 2025
    Më shumë se 1.3 milionë euro kanë shpenzuar vetëm disa Ministri të Qeverisë “Kurti” për blerjen e veturave zyrtare gjatë periudhës gjashtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.