×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahimi: Situata me koronavirus në komuna është e menaxhueshme

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Situata me pandeminë Covid-19 në komunat e Kosovës është e menaxhueshme, megjithatë të njëjtat po kërkojnë shtimin e stafit adekuat shëndetësor, pasi që shumë prej tyre janë infektuar së fundmi me koronavirus.

    Kosova tash e pesë muaj po lufton me këtë virus vdekjeprurës, e që pas vetes po lë edhe pasoja të mëdha ekonomike.

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për KosovaPress, se në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, udhëheqësit e komunave të Kosovës i kanë dhënë përkrahje Avdullah Hotit për të gjitha masat që mund të merren me qëllim të shpëtimit të jetës së qytetarëve.

    “Të gjithë së bashku mendojmë që situata me Covid-19 në komunat e Kosovës është e menaxhueshme. Kështu që nuk ka ndonjë për problem në menaxhimin e situatës. Bashkëpunimi me nivelin qendror në përgjithësi është korrekt. Asociacioni i Komunave të Kosovës është duke bashkëpjesëmarrës në takimet e komunitetit antiCovid-19, i cili është duke u kryesuar nga ministri Armend Zemaj dhe bashkë-kryesuar nga kryeministri Hoti”, deklaron ai.

    Një nga kërkesat e komunave të Kosovës është rritja e numrit të stafit shëndetësor adekuat, meqë shumë prej tyre tani më janë prekur nga koronavirusi.

    “Duke marrë parasysh që nga fillimi i muajit korrik numri i të infektuarve është në rritje e sipër dhe duke marrë parasysh që në bashkëbisedim që kemi pasur me drejtorët komunalë për shëndetësi, përkatësisht kolegjiumin tonë profesional të shëndetësisë, thuhet që një përqindje e caktuar e mjekëve në QKMF është i infektuar me Covid-19, pasi që të gjithë mjekët janë në vijë të parë frontit duke i ndihmuar qytetarëve. Dhe për këtë arsyeje edhe në bazë të analizës së Asociacionit të Komunave të Kosovës që është bërë në të gjitha komunat, kërkohej që rritja e numrit të stafit adekuat, në mënyrë që të përballen me pandeminë Covid-19”, tha Ibrahimi.

    Sipas tij, të hyrat vetanake të komunave të Kosovës do të kenë rënie drastike gjatë këtij viti.

    “Planifikimet e bëra që për këtë vit të mblidhen 82 milionë euro nga të hyrat vetanake, do të jetë e pamundur që ato të mblidhen. Për këtë arsye, të gjitha komunat e Kosovës e kanë bërë rishikimin e buxhetit në mënyrë që të shohin se cilat do të jenë nevojat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Shumë mjete nga të hyrat vetanake, por edhe nga mjetet e komunave janë dedikuar dhe janë rialokuar nga investimet tjera”, tha Ibrahimi.

    Nga nesër Komuna e Prishtinës do të fillojë me testimet serologjike, ndërsa Ibrahimi thotë se shpejt këto testime mund të bëhen edhe në komunat tjera.

    Komunat e Kosovës, ndër të tjera, po kërkojnë ndryshimin e ligjit për Prokurimin Publik, pasi sipas tyre kështu po u pamundësohet shpenzimi i mjeteve të investimeve kapitale.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.