Ekrem Hysenaj do të jetë ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.
Hysenaj sot e ka pranuar detyrën nga ish-drejtori Ilir Murtezaj, i cili u shkarkua nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës u.d drejtori Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara, pavarësisht situatës së pandemisë nëpër të cilën jemi duke kaluar, e cila çdoherë e më shumë është duke goditur ekonomin e vendit tonë.
Z. Hysenaj që nga viti 2000 ka qenë pjesë e ATK-së, ndërsa nga viti 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Menaxhimin e Projekteve”, thuhet në njoftimin e ATK’së.
Njoftimi i plotë i ATK’së:
Pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtori të Përgjithshëm të ATK-së
Sot në Administratën Tatimore të Kosovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së nga Ilir Murtezaj tek u.d Ekrem Hysenaj.
Me rekomandim të Ministres së Financave Hykmete Bajrami, me datë 16 tetor 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti merr vendim 211/2020, për emërimin e z. Ekrem Hysenaj u.d Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së.
Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës u.d drejtori Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara, pavarësisht situatës së pandemisë nëpër të cilën jemi duke kaluar, e cila çdoherë e më shumë është duke goditur ekonomin e vendit tonë.
Z. Hysenaj që nga viti 2000 ka qenë pjesë e ATK-së, ndërsa nga viti 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Menaxhimin e Projekteve.