×
  • Kronika
  • Kronika

    I dyshuari për vrasjen e vëllezërve në Podujevë tash e nëntë ditë në arrati

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Repë të Podujevës ende nuk është kapur nga Policia. Tash e nëntë ditë, ai ndodhet në arrati, raporton Express.

    Se i dyshuari për vrasje gjendet akoma në arrati, e kanë konfirmuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

    Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj,  ka thënë  se prokurori i rastit bashkë me Policinë janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rastit dhe arrestimin e të dyshuarit.

    “Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, lidhur me këtë rast, prokurori i çështjes në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i zhvilluar hetimet për sqarimin e plotë të rastit në fjalë, si dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili ndodhet në arrati”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

    Ndryshe, vrasja dyshohet të ketë ndodhur shkaku i një tokë, për të cilën të dy palët pretendonin mbi pronësinë e saj.

    Policia ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura në vendin e ngjarjes, derisa pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura.Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh./Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.