×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni: Suksesi i dialogut është mbyllja e dialogut

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka kritikuar marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur në SHBA në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është ndryshe nga ajo çka realisht është pritur të ndodhte.

    “Ajo çka kemi parë në Washington është më shumë ceremoni se sa një marrëveshje që është folur paraprakisht. Të gjithë flisnin për njohje reciproke dhe marrëveshje përfundimtare, dhe krejt çka kemi parë është një dokument që s’e ka as statusin juridik”.

    “Kemi të bëjmë me një zhvillim të ri që s’ka të bëjë fort me raportet midis Kosovës dhe Serbisë, por me interesant gjeostrategjike, saktësisht këtu vërehet një lloj pozicioni i ri i Serbisë karshi SHBA-së”.

    “Deri tash nuk po i shoh zhvillimet për të ardhmen, por çka kemi parë është pikërisht biseda për çështje tjera të cilat i iknin temës kryesore të problemit Kosovë-Serbi dhe ajo është mungesa e njohjes reciproke, dhe për këtë është kritikuar më parë Brukseli”.

    “Kemi të bëjmë me dështimin e këtij procesi që ka filluar. Vazhdimi i dialogut në Bruksel dhe ai që e udhëheqë, nuk ka mundësi me e udhëheqë drejt përmbylljes për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, se po flasim për politikën e jashtme të BE-së që s’është fare unike. Vitin e fundit BE e ka ngadalësuar jashtëzakonisht shumë procesin”.

    “E vetmja mundësi për Brukselin që ta detyrojë Serbinë të na njohë ka qenë anëtarësimi në BE, dhe tash BE nuk e ka asnjë fuqi që t’i qojë palët drejt zgjidhjes”.

    “Nëse i sheh marrëveshjet dhe pikat që s’kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, e sheh që kjo marrëveshje është bërë edhe në funksion të atmosferës elektorale”.

    “Marrëveshja nuk është ende marrëveshje, edhe bashkëpunim midis Kosovës me SHBA-të dhe Serbisë me SHBA-të. Ka gjëra për të cilat vlen të punohet në atë drejtim, por ajo çka kemi parë  në Washington është larg dhe shumë ndryshe prej asaj që kemi pritur”.

    “Përfshirja e Kosovës në debatet identitare të lindjes së mesme nuk është se i ndihmon aq shumë, veçse në kuptimin e vlerave. Na duhet njohja e Izraelit, është një prej pikave të mira, por çka kemi pranuar ne?”.

    “Ambasada në Jerusalem nuk është diçka e vogël. Jerusalemi është kryeqyteti fetar i botës, aty është judaizmi, krishterimi dhe islami, dhe kanë pasur një pajtim të gjatë që Jerusalemi është i të gjithëve. Qyteti i disa civilizimeve nuk mund të përfaqësohet prej asnjë shteti ose kombi”.

    “Izraeli është shtet i fortë, por roli i tij është minimal ose zero në rolin në Ballkan, dhe kjo ka ndikuar për ftohje të marrëdhënieve me disa shtete tjera. Pra, Kosova s’ka pse të përzihet në luftën midis qytetërimeve”.

    “Suksesi i dialogut është mbyllja e dialogut”, u shpreh Hyseni në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Lajme17 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të garojë sërish me Uran Ismailin për drejtimin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Speciale, e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot në Sarandë. Sipas mjekëve të Spitalit të Sarandës, mësohet se të dy kanë marrë...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    President amerikan, Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem me qarkullimin e gjakut, pasi kishte vënë re “ënjtje të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me mallra të dyshuara si të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.