×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni e pranon që takimi në Bruksel ishte kot: Kemi mbetur në pozicionet e 29 nëntorit

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni pas takimit me përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq, tha se nuk kanë arritur të bëjnë përparim drejt dakordimit.

    Hyseni tha se janë përpjekur seriozisht për t’i trajtuar temat në dialog, por që sipas tij, kjo përpjekje mungoi nga pala serbe.

    “Sot përkundër përpjekjeve shumë serioze të delegacionit të Kosovës për të vazhduar trajtimin e temave të kadastrit e pensioneve në kuadrin e temës së pretendimeve financiare dhe të pronës, nuk është arritur ndonjë përparim. Ende qëndrimet janë larg njëra-tjetrës, nuk ka përafrim. Edhe sot kemi mbetur në pozicionet e njëjta që kishim më 29 nëntor, palët dhe ndërmjetësuesi janë dakorduar që rreth këtyre elementeve specifikë të vazhdojnë bisedimet pas Vitit të Ri”, tha Hyseni, raporton express.

    Ai e demantoi Petkoviqin se në këtë takim është biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Hyseni foli gjithashtu [ër marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington, teksa tha se beson që edhe administrata Biden do t’i qëndrojë pas kësaj marrëveshjeje.

    “Unë nuk pres ndonjë ndryshim rrënjësor, sepse Kosova është e bekuar që ka pasur përkrahjen pa ekuivoke të partive në SHBA, qoftë të demokratëve qoftë të republikanëve. Unë isha më herët në SHBA dhe Kosova është siguruar që do të ketë përkrahjen e SHBA-së. Nuk shoh mundësi që administrata e re të heqë dorë nga Marrëveshja e 4 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar ditë më parë edhe kryeministri Hoti”, tha Hyseni.

    Në takimin e sotëm në nivel ekspertxësh, temë e diskutimeve ishin kadastri dhe pretendimet financiare. /

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.