×
  • Lajme
  • Lajme

    Humolli nga OBSH-ja: Rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar, kujdesi i qytetarëve është minimal

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Doktoresha Isme Humolli, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se rreziku nga coronavirusi ende nuk ka kaluar dhe kujdesi i qytetarëve për tu mbrojtur nga ky virus është minimal.

    Sipas saj, ka përkeqësim të situatës në Kosovë, Shqipëri, Maqedonia Veriore, si dhe siç tha ajo nuk përjashtohet edhe Serbia.

    Humolli theksoi se lirimi i masave nga shteti është bërë gradualisht, mirëpo kujdesi i qytetarëve nuk është në nivelin e dëshirueshëm.

    “Përkeqësim të situatës kemi në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia Veriore duke mos e përjashtuar Serbinë. Lirimi i masave është dashur të bëhet gradualisht ashtu si është bërë, por kujdesi i qytetarëve nuk është në nivelin e dëshirueshëm”, ka thënë ajo.

    Humolli sqaroi se çdo qytetar i cili del jashtë shtëpisë duhet patjetër të vendos maskën dhe të bëj larjen e duarve ose dezinfektimin e tyre sa herë të paraqitet nevoja.

    “Duhet të jetojmë me coronavirusin, me vendosjen e maskave, të cilat s’kemi nevojë t’i vendosim në çdo moment, por e qesim ku hyjmë në qendrat tregtare, në markete, etj. Maskën nuk kemi nevojë ta vendosim nëse jemi me anëtarë të familjes. Më e preferueshme është larja e shpeshtë e duarve se sa mbajtja e dorëzave, pasi jo të gjithë i mirëmbajmë siç duhet ato”, tha ajo, duke shtuar se rikthimi i masave do të jetë i pashmangshëm.

    Humolli po ashtu theksoi se nëse virusi COVID-19, ka prekur edhe institucionet parashkollore siç janë çerdhet, atëherë institucionet duhet t’i përkrahin prindërit të cilët nuk kanë ku t’i lënë fëmijët e tyre.

    “Nëse COVID-19 është në çerdhe atëherë institucionet duhet t’i përkrahin prindërit ose njëri prind të qëndroj në shtëpi ose të punoj nga shtëpia. Duhet të bëhet dezinfektimi i çerdheve. Termin fitore nuk është mirë ta përdorim pasi është sëmundje virale”, tha tutje doktoresha Humolli.

    Sipas saj, edhe nëse në shtator ose dhjetor fitohet vaksina kundër virusit, nuk mund të ketë sasi të madhe të vaksinave për t’i mbuluar të gjithë.

    E pyetur se a preferohet që këtë vit të shkohet nëpër plazhe, ajo tha: “Në situatën aktuale siç është, unë më familjen time jo. Kjo mbetet në diskrecionin familjar dhe ata vendosin. Por, situata aktuale në të cilën është dhe nëse nuk ka masa paraprake në plazh është e vështirë që të shkohet. Rreziku më i madh fillon në muajin shtator kur fillon dhe gripi. Nëse bashkohen gripi me COVIDI-19 dhe ndonjë sëmundje respiratore atëherë bëhet dhe më e vështirë”. /RTV Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.