×
  • Vip
  • Vip

    Humbi babain 3 muaj më parë, Agron Llakaj nuk mban dot lotët

    FrontOnline
    28 Shtator 2023

    Moderatori dhe autori i Al Pazar në Agron Llakaj ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij personale.

    Në një kohë të shkurtër, Llakaj humbi motrën dhe babain e tij, por mungesa e këtij të fundit ka lënë gjurmë të pashërueshme tek ai.

    Nga studio e Vizionit të Pasdites, Agron Llakaj tha se e kërkon shpesh babain e tij për bashkëbisedim, ndërsa shtoi se kur shkon tek nëna i mungon shprehja e të atit, “o Goxho ku je?”.

    “Zoti nuk më kishte mësuar me vdekjen. Momentin e parë ishte me motrën dhe më tepër pamundësia ishte për t’iu gjendur sepse u shtrua në spital, Covidi nuk lejonte komunikimin dhe na iku vetëm si zë. Thjesht i dëgjova zëri, kam ftohtë tha. Ajo ishte goditja e parë.

    Jeta vazhdon dhe në raport me vëllezërit dhe motrat nuk jemi më ata që kemi qenë se humbja nuk ishte e vogël. Gjithmonë me atë që kështu ishte një zgjedhje e Zotit dhe duke e respektuar si të tillë, por pa e menduar se pas saj do të vinte largimi i tim eti, që lidhja ime me atë ka qenë e jashtëzakonshme. Dikush që e dëgjonte thoshte 88, ka jetuar plot, por ai ishte babai im.

    Ka momente që e kërkoj për të bashkëbiseduar. Sa herë që shkoj te mamaja më mungon një “o Goxho ku je?”. Dhimbja mbetet, por babai im aq i mirë aq i ngrohtë. Por jam i lumtur sepse një pjesë të tij e trashëgoj unë. Me gojëdhënat që fliste im atë u ndërtova një personazh Temen, babai thoshte të qeshin njerëzit”, tha Llakaj.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Vip09 Tetor 2024
    “X Factor Albania”, talent show i famshëm, do të rinisë shpejt (sipas website-t të Tv Klan) dhe duket se ka nisur puna...
    Vip09 Tetor 2024
    Dikur pjesë e UÇK-së në frontet e luftës, sot afarist i suksesshmën në Gjermani, Albert Bucolli me fjalë emocionuese ia kushton të...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Lajme09 Tetor 2024
    Moment historik për bashkëpunimin ekonomik brenda CEFTA-s po konsiderohet dita e sotme, pasi Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje novatore...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për FrontOnline ka theksuar se situata e pagave në Viti është tejet problematike. Në një bisedë me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.