×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Prekaz: Më 5 mars 1998 fitoi liria mbi okupimin

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga strukturat e PDK-së, kanë bërë homazhe në kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së.

    Hoxhaj theksoi se më 5 mars 1998 fitoj guximi mbi frikën, fitoj liria mbi okupimin, fitoj Kosova mbi Serbinë.

    “Më 5,6, dhe 7 mars të vitit 1998 u flijua familja Jashari për tu ngrit në kamë tërë Kosova dhe i tërë populli shqiptar në Ballkan. Me këtë flijim familja Jashari është maja e atdhedashurisë së Kosovës, dhe nuk ka ngjarje që mund ta tejkalojë këtë ngjarje historike të popullit shqiptar”, u shpreh Hoxhaj.

    Hoxhaj shtoi se mbi këtë flijim dhe sakrificë ka lind liria jonë, ka lind shteti jonë.

    “Prekazi dhe aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë që ne sot gëzojmë si shtet i pavarur”, tha ai.

    Hoxhaj nuk harroj të përmend edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli të cilët siç tha ai po mbahen padrejtësisht në Hagë.

    “Ata në mënyrë të padrejtë po mbahen nga kjo gjykatë në Hagë, dhe kjo tregon se ende nuk ka përfunduar sakrifica jonë për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Jemi të sigurt që ata personalisht do të kthehen që të vendosin lule pranë varreve të familjes Jashari dhe do ta mbrojnë lirinë sikurse kanë bërë gjatë luftës dhe sikurse kanë bërë gjatë paqes”, tha Hoxhaj.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.