×
  • Lajme
  • Lajme

    Hotit i kërkohet aktivizimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të aktivizojë Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik(KKZHE)

    Përmes një komunikate për media OAK i ka kërkuar Hotit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të aktivizuar KKZHE’në, raporton Gazeta Express.

    “Në bazë të Rregullores Nr.01/2015 për Punën e Këshillit Kombëtarë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, Neni 3 përmes së cilit rregullohet fushë veprimtaria e Këshillit theksohet që: “Organizon dhe harmonizon aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes në Republikën e Kosovës që ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj ode.

    Njëkohësisht, sipas po kësaj Rregullore Paragrafi 1 i Nenit 6, përmes së cilës rregullohet organizimi i takimeve të Këshillit, thuhet që:

    “Këshilli takohet së paku njëherë në tre muaj, por mund të takohet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryeministri, Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë apo me kërkesën e së paku tre (3) anëtarëve të Këshillit.”

    Sipas Odës së Afarizmit të Kosovës, KKZHE ani pse është i obliguar me rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë, në vitin 2019 është mbledhur dy herë ndërsa në vitin 2020 gjatë muajit prill është realizuar një mbledhje e vetme (duke mos përfshirë takimet e grupeve punuese).

    Ndërsa, që nga periudha e krijimit të Qeverisë së re, KKZHE deri më tani nuk ka realizuar asnjë mbledhje edhe pse gjatë kësaj periudhe nga Qeveria janë marrë vendime të rëndësishme nga të cilat preken bizneset.

    OAK theksoi që në bazë të Vendimit Nr. 05/24 të datës 17.04.2015 KKZHE ndër të tjera inicion akte ligjore dhe nënligjore, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e ambientit për biznes, analizon legjislacionin ekzistues dhe nevojat për përmirësime, miraton plane operative për përmirësimin e ambientit për biznes dhe investime dhe përkrah fuqizimin e komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.

    Nisur nga kjo OAK konsideron që mbledhja sa më e shpejtë e Këshillit është e domosdoshme dhe njëkohësishtë si pjesëmarrës të përfshihet edhe Ministri i Shëndetësisë, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi si rezultat i pandemisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.