×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti-punëtorëve shëndetësor: Pagat e shtatorit i merrni me shtesa

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë sot se profesionistët shëndetësorë do t’i marrin pagat e shtatorit me shtesë deri në përfundim të pandemisë, raporton Front Online.

    Në seancën e parë të sesionit vjeshtor, Hoti ka thënë se menaxhimi i pandemisë në Kosovës është bërë me protokollet që i kanë zbatuar vendet evropiane.

    “Ju e dini çka ka ndodh me ligjin për paga, sa i përket pagave për profesionistët shëndetësor, i kemi bërë përgatitjet pagën e shtatorit e marrin me shtesë, do ta marrin tërë kohën sa është pandemia, tash te menaxhimi i pandemisë mund të jepni plot kritika por kjo është bërë me praktikat dhe protokollet që i kanë zbatu vendet evropiane”, ka shtuar ai.

    “Ju e keni pa çka është duke ndodhur me rastet e reja edhe në Francë e Belgjikë, në këtë qeveri nuk e kemi liruar ekonominë, i kemi gjetë ato kapacitete shëndetësore që janë, çka po bëjmë është që të krijojmë kapacitete shtesë”, ka thënë kryeministri.

    Ai ka thënë se rreziku është që të përhapet edhe më shumë virusi, tash pas hapjes së shkollave.

    “Tash po i shohim rezultatet e një pune intensive, tash janë hapur edhe shkollat, rreziku që të përhapet rreziku është i madh. Jemi në këtë situatë që jemi nuk po mund të mbrohet as Franca as vendet tjera krahasuar me ne”, ka thënë Hoti./Front Online

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/244622766890196/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.