×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti-punëtorëve shëndetësor: Pagat e shtatorit i merrni me shtesa

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë sot se profesionistët shëndetësorë do t’i marrin pagat e shtatorit me shtesë deri në përfundim të pandemisë, raporton Front Online.

    Në seancën e parë të sesionit vjeshtor, Hoti ka thënë se menaxhimi i pandemisë në Kosovës është bërë me protokollet që i kanë zbatuar vendet evropiane.

    “Ju e dini çka ka ndodh me ligjin për paga, sa i përket pagave për profesionistët shëndetësor, i kemi bërë përgatitjet pagën e shtatorit e marrin me shtesë, do ta marrin tërë kohën sa është pandemia, tash te menaxhimi i pandemisë mund të jepni plot kritika por kjo është bërë me praktikat dhe protokollet që i kanë zbatu vendet evropiane”, ka shtuar ai.

    “Ju e keni pa çka është duke ndodhur me rastet e reja edhe në Francë e Belgjikë, në këtë qeveri nuk e kemi liruar ekonominë, i kemi gjetë ato kapacitete shëndetësore që janë, çka po bëjmë është që të krijojmë kapacitete shtesë”, ka thënë kryeministri.

    Ai ka thënë se rreziku është që të përhapet edhe më shumë virusi, tash pas hapjes së shkollave.

    “Tash po i shohim rezultatet e një pune intensive, tash janë hapur edhe shkollat, rreziku që të përhapet rreziku është i madh. Jemi në këtë situatë që jemi nuk po mund të mbrohet as Franca as vendet tjera krahasuar me ne”, ka thënë Hoti./Front Online

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/244622766890196/

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave ekonomike të Qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se koha e barrikadave ka kaluar dhe nuk do të lejojnë të vendosen...
    Lajme29 Maj 2025
    Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të çmimit të...
    Të tjera
    Kronika29 Maj 2025
    Mbrëmë në ora 20:45 në Zubin Potok një person është vetëplagosur me armë zjarri. Policia bën të ditur se është konfiskuar një...
    Lajme29 Maj 2025
    Pronari i kompanisë së njohur të ushqimit "Vipa Chips", Bedri Kasumi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të...
    Lajme29 Maj 2025
    Vetëm dy orë para se të nis seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Qeveria në detyrë e Kosovës ka...
    Kronika29 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Turqia do të jetë një nga aktorët kryesorë në procesin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të mërkurën Kryetari i Komitetit...
    Lajme29 Maj 2025
    Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së Shërbimit Civil, tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike vjen në një kohë kur qytetarët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.