×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pranon telegram urimi nga kryeministri slloven, Janez Jansha

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një telegram urimi nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha.

    Me këtë rast, kryeministri Jansha e ka siguruar kryeministrin Hoti se Sllovenia do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

    Në telegramin e urimit të kryeministrit Jansha thuhet:

    Më lejoni që përzemërsisht t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj shumë suksese në ushtrimin e detyrave tuaja të reja.

    Dëshiroj që gjithashtu ta shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh dëshirën dhe bindjen time të plotë që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të fuqizohen për të mirën e popujve tanë.

    Më lejoni t’ju siguroj që Sllovenia do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Jam i bindur që do të vazhdojmë të punojmë së bashku me sukses në promovimin e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë në vitet e ardhshme.

    Ju uroj shumë suksese dhe mezi pres të bashkëpunojmë në të ardhmen. Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratat e mia më të larta.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.