Gastronomët kosovarë kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qverisë gjatë javës së ardhshme.
Për këtë cështje, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka theksuar se do të takohet me pronarët e lokaleve për të parë një zgjidhje të mundshme të kësaj cështjeje.
“Unë i kuptoj gastronomët për pozitën e vështirë në të cilën janë. Unë do t’i takojë ata në ditët e ardhshme. Do të punojmë. Por vëmendja jonë është në ruajtjen e shëndetit publik”, ka deklaruar Hoti.