×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas takimit me kryetarët e Odave zotohet për bashkëpunim publiko-privat

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Pas takimit të përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj amerikane, kryeministri i vendit Avdullah Hoti tha se ky takim është në vazhdën e bashkëpunimit që ka me bizneset, raporton Front Online.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se ky takim vjen pas lëvizjeve pozitive për agjendën ekonomike amerikane në regjion.

    “Për të diskutuar agjendën për rimëkëmbje, shfrytëzimin e mundësive të reja, nga marrëveshja e Uashingtonit. Ka fuqizuar aleanca të rëndësishme me shku përpara, dhe njohjen nga Izraeli është me rëndësi të jashtëzakonshme në ekonominë globale”, ka thënë ai.

    Ndër të tjera Rukiqi theksoi se për rimëkëmbje ekonomike janë të rëndësishme dy elemente.

    “Janë dy elemente për rimëkëmbjen ekonomike, implementimi nga rishikimi i buxhetit, dhe Ligji për Rimëkëmbje”, tha ai ndër të tjera.

    Rukiqi foli edhe për vizitën e delegacionit amerikan në krye me emisarin Richard Grenell, në Kosovë.

    “Është një vizitë në regjion nga institucione financiare, dhe interesi ynë është të kemi projekte financiare dhe është shumë e rëndësishme, për sektorin privat” tha ai.

    Në anën tjetër kryeministri Avdullah Hoti tha se tani krijuar një momentum i ri për investime në vend dhe për biznese.

    “Është krijuar një momentum i ri me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington. Për ne është vitale që të qëndrojmë pran bizneseve gjatë këtyre muajve. E dyta është ligji për rimëkëmbje, është vitale që bizneset të mbështesin përmes kësaj pakoje. Ky ligj deri në fund të vitin i mundëson 700 milion euro për qytetarët”, ka thënë ndër të tjera Hoti, raporton Front Online.

    Hoti tha se në tetor presin edhe fonde nga BE-ja.

    “Presim në tetor programin e Këshillit të Evropës për investime në Ballkanin Perëndimorë, me 6 tetor do të marrim vesh për këto projekte që tashmë i kemi dorëzuar”, ka thënë Hoti.

    Në anën tjetër, drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka tha se Kosova ka kapacitet dhe se marrëveshjet pritet që të kenë efekte pozitive në ekonomi.

    “Besoj që kemi kapacitete për të vepruar në disa drejtime në të njëjtën kohë, që të kemi efekte në ekonomi. Të gjitha këto që po i shohim përkthehen në investime dhe vende të punës”, ka thënë Zeka. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ambasadori William Walker e ka festuar ditëlindjen në Kosovë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sot ambasadorin Walker me rastin e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 dhe 3 qershor do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin. Në Kosovë, Fellin...
    Vip01 Qershor 2025
    Moderatorja dhe aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale. Edhe sot me ndjekësit e saj në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme dhe përkrahje ndaj ëndrrave të fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në panairin...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Si pjesë e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, i cili do të publikohet të hënën, qeveria ka premtuar 1.5...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.