×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti jep sinjale pro mini-Shengenit ballkanik

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Në një samit virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik, liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin Avdullah Hoti, kanë shprehur nevojën për avancim bashkëpunimi, veçmas në fushën e lirisë së qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave. Me këtë kryetari i Qeverisë ka dhënë sinjale se është pro bashkimit të tregut mes vendeve të rajonit, pavarësisht se iniciativa për mini-Shengenin ballkanik ishte kundërshtuar në masë në Kosovë.

    Kryeministri Hoti ka thënë të ketë barriera, që për burim e kanë burokracinë. Prandaj e ka parë të nevojshme që të lëvizet nga kjo situatë, raporton KOHA.

    “Është gjë e mirë kjo qasje e bashkëpunimit shumëpalësh dhe ideja se nëse dy shtete kanë marrëveshje dypalëshe, ajo marrëveshje dhe ato kushte duhet të jenë në dispozicion të të gjitha shteteve të tjera. Kjo ndihmon në heqjen e barrierave burokratike që kemi”, ka thënë Hoti. “Ekonomitë tona individualisht janë të vogla në aspektin e fuqisë së tregut dhe kërkesës së tregut. Nëse bashkëpunojmë mund ta plotësojmë njëra-tjetrën”.

    Ai ka thënë se aktualisht ambienti ekonomik nuk është i duhuri.

    “Kemi punuar shumë për integrimin e rajonit, por duhet pranuar se rajoni është i fragmentuar, kur është në pyetje integrimi ekonomik”, ka thënë ai. “Arsyeja është se ka shumë barriera në aspektin e burokracisë me një numër çështjesh që duhet trajtuar në aspektin e legjislacionit dhe largimit të barrierave, ashtu si edhe në aspektin e infrastrukturës”.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë mes iniciatorëve të mini-Shengenit, bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Por iniciativën nuk kanë mundur ta jetësojnë, shkaku që ajo nuk pati siguruar mbështetje në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se...
    Lajme30 Prill 2025
    Përfaqësues të ekipit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (CIMIC) dhe drejtues të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 26-vjetorin e përjetësisë....
    Të tjera
    Kronika30 Prill 2025
    Një person raportohet se gjatë punës ka pësuar lëndime trupore. Sipas raportit policor, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Poashtu,...
    Lajme30 Prill 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje duke filluar nga ora 13:00. Në rend të ditës parashihen disa pika,...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se edhe pse ende nuk e ka analizuar plotësisht vendimin për mos përfshirjen  komunave veriore në...
    Lajme30 Prill 2025
    Ferat Shala, deputet i PDK-së,  ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e komunave veriore nga shtrenjtimi i tarifave është një hap i...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, se “momentumi” për zgjerimin evropian është...
    Kronika30 Prill 2025
    Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Gjakovës. Klankosova.tv merr vesh se një burrë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.