×
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: I kemi plotësuar kushtet për heqjen e vizave, BE të lëviz përpara

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti në konferencë të përbashkët me komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, tha se është lajm i fantastik plani i BE-së për rimëkëmbje për Ballkanin Perëndimorë përfshirë dhe Kosovën, raporton Front Online.

    “Një lajm fantastik për Ballkanin Perëndimorë dhe për Kosovën, për planin e investimeve dhe rimëkëmbjen 28 miliard euro ku 9 miliard janë grande”, ka thënë Hoti.

    Hoti më tutje është shprehur se në këtë plan janë përfshirë projektet që ka propozuar qeveria e udhëhequr nga ai.

    “Projektet që ne kemi propozuar si qeveri janë përfshirë plotësisht, autostrada Prishtinë -Mendare, hekurudha… për 3 apo 4 vite do të i ndërroj rrethanat ekonomike në Kosovë dhe rajon.

    Dëshiroj ta  falenderoj komisionarin për  ndihmën 50 milion euro ndihmë financiare për Kosovën”, ka thënë ai.

    Hoti poashtu u shpreh se raporti i KE-së për Kosovën, ka dhënë vlerësime pozitive për agjendën qeveritare.

    “Kemi pranuar raportin e KE për Kosovën ku jepen vlerësime për të quar përpara agjendën qeverisëse, më vije mirë që komisionari dhe BE e vlerëson këtë”.

    I pari i Qeverisë ka ripërsëritur atë që tha ditë më parë kur pranoi raportin e KE-së se për 4 muaj Qeverisje, kanë larguar nga diskursi publik fjalën korrupsion.

    “Për 4  muaj qeverisje fjalën korrupsion e kemi larguar nga diskursi politik, krimin dhe korrupsionin jemi duke lu8ftaur aksionet që janë zhvilluar janë më parë do ët vazhdojnë”, ka thënë ai.

    Kryeministri tutje tha se ka siguruar komisionerin që Kosova është e vendosur të çojë përpara agjendën evropiane.

    Ai tha se Varhelyiu ka mirëkuptim edhe për liberalizimin e vizave.

    “ E sigurova komisionerin se jemi të vendosur që të çojmë përpara agjendën evropiane. Për katër muaj të qeverisjes sonë fjalën “korrupsion” e kemi larguar nga diskursi publik. Aksionet që kanë filluar para dy javësh po vazhdojnë, dhe do të shihni edhe të tjera. Në dialog po kalojmë sfida. Liberalizimi i vizave mbetet çështje e rëndësishme. Në kemi plotësuar kushtet qysh në vitin 2018 dhe shpresoj që BE të lëviz përpara. Komisioneri e mirëkupton këtë çështje kaq të ndjeshme”, tha Hoti.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/375304423627640/

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Front TV25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Front TV25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.