Fermerët e vendit kanë derdhur tash e disa ditë në lumenjë qumështin që kanë grumbulluar, si shenjë pakënaqësie që nuk po merret vendim për ndalimin e importit të produkteve me vaj palme, raporton Front Online.
Rreth kësaj çështje ka folur në seancën e sotme edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se ajo çka ka ndodhur me qumështin është ngopje e tregut që ka ndodhur për shkak të pandemisë.
“Ajo që ka ndodhë është ngopje e tregut, edhe për shkak të pandemisë është për shkak të zhvillimeve tjera, ministri tregtisë dhe ai i bujqësisë janë taku disa herë do të gjendet një zgjidhje afat gjate për qumështarët, veçanërisht sa i përket ndarjes në markete, të produkteve që kanë bazë nga vaji i palmës. Ministria e Bujqësisë duhet të mbështesë më shumë qumështarët, janë probleme që janë shkaktuar muajt e fundit për shkak të pandemisë”, ka thënë kryeministri./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/244622766890196/