×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Buxheti së shpejti kalon për miratim në Kuvend

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku është votuar plotësim ndryshimi i Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, Kryeministri Hoti së bashku me ministre e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur një konferencë për media, raporton Front Online.

    Kryeministri Hoti tha se ky plotësim-ndryshimi i këtij Ligji i ka hapur rrugë fillimit të programit qeverisës.

    “Me plotësim ndryshimin e buxhetit e kemi bërë hapin e parë për fillimin e zbatimit të programit qeverisë. Me këtë ne është dashur t`i mbulojmë të hyrat si rezultat e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar fondin për 385 milion euro. Ky fond e plotëson rënien ekonomike si pasojë e pandemisë, ku fond do të ndahet ku do të përfiton e gjithë lista e cila është prekur nga pandemia”, ka thënë Hoti.

    Hoti tha se së shpejti do të fillon rimëkëmbja e ekonomisë pas humbjes që i pati nga pandemia e Coronavirusit.

    “Ne besojmë që së shpejti do të fillojmë me rimëkëmbjen ekonomike së bashku me donator dhe më bashkëpunëtorë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri.

    Hoti ka theksuar se buxheti është gati dhe që së shpejti i njëjti do të dërgohet për votim në Kuvend.

    “Tani buxheti shpejt do t`i dërgohet Kuvendit për miratim. Unë e lus Kuvendin që sa më parë ta fus në rend të ditës pasi që kjo është vetëm fillimi i zhvillimit ekonomik”, ka thënë Hoti.

    Ndërsa, ministria e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, tha se objektiv e këtij buxheti ka qenë adresimi i rënieve nga të hyrat gjatë pandemisë së Coronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, raporton Front Online.

    “Ashtu siç e tha kryeministri ne sot e miratuam buxhetin me 2 miliard e 620 milion euro”./Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2609164432669045/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.