×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hotelet në Shqipëri ulin çmimet deri në 40%

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Bregdeti shqiptar të paktën tre vitet e fundit po niste zyrtarisht sezonin veror në mes të majit, një tendencë e nxitur kjo nga turizmi i organizuar i vendosur kryesisht në zonën e Golemit dhe më pak në Sarandë.

    Por koronavirusi ka ndryshuar tërësisht panoramën e turizmit në nivel global dhe kjo është transmetuar dashur pa dashur edhe në Shqipëri duke dhënë efektet. Të gjendur në një situatë “izolimi” ku turistët e huaj qoftë për hir të kufizimit të transportit ajror e qoftë për shkak të pasigurisë kanë bërë anulime sytë në këtë sezon janë hedhur nga turistët vendas dhe ata të Kosovës.

    Prej disa javësh pothuajse të gjithë strukturat akomoduese po ofrojnë oferta “all inclusive” për një ose dy netë duke synuar që të kenë rezervime të paktën në fundjavë dhe me çmime relativisht të ulëta. Kështu për grupin e hoteleve me katër yje dhe që në përgjithësi janë shitur sezonet e kaluara pothuajse mbi 80 për qind me kontrata garancie çmimet variojnë nga 32 euro deri në 56 euro nata dhe koncepti i ofruar është vetëm mëngjes ose all inclusive.

    Duket se javën e fundit të qershorit hotelet kanë rritur numrin e ofertave dhe uljet e çmimeve. Këto ulje për oferta me afat 3 deri në 7 netë sipas konceptit “all inclusive” variojnë nga 15- deri në 40 për qind ulje në raport me çmimin me të cilat këto paketa janë shitur më herët.

    Më herët përfaqësues të disa prej strukturave më të mëdha në bregdetin e Durrësit si Fafa Group apo Royal G kanë konfirmuar për Monitor se çmimet këtë vit do të jetë me tendencë uljeje ndërkohë që pavarësisht ofertave ata nuk presin që të kenë më shumë se 80 për qind zënie të dhomave deri në javën e parë të korrikut.

    Në Sarandë çmimet sipas shoqatës së hotelierëve janë dakordësuar që të jenë 20 për qind më pak për të gjitha strukturat. Ky vendim nuk është detyrues por erdhi si një propozim për të bërë konkurrues bregdetin e Sarandës në kushtet e goditjes që ka marrë sektori i turizmit nga koronavirusi.

    Po kështu paralelisht për disa javë strukturat testuan me paketa promovimin në tregun e Kosovës duke pritur që të ketë një lloj prurjeje nga grupi më i madh i turistëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore.

    Deri më tani të vetmit turistë të huaj që kanë ardhur me charter në vendin tonë janë shtetasit nga Bjellorusia që zgjodhën për të pushuar në Durrës, Vlorë e Sarandë. Viteve të fundit dominimi i turistëve që vinin me chartera ishte nga Polonia, Çekia, vendet nordike si dhe Gjermania. /

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.