×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Holanda me masa të reja për luftimin e Coronavirusit

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Holanda, nga sot, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja në ditë i është afruar tashmë 3-mijëshit.

    Shumë qytetarë, për herë të parë, do të këshillohen të vendosin maska në dyqane.

    Kryeministri Mark Rutte tha se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit – Amsterdam, Roterdam dhe Hagë – është bërë “serioze” dhe kërkon veprime urgjente.

    “Nga sot, njerëzit duhet t’i shmangin udhëtimet jothelbësore midis këtyre tre qyteteve”, tha Rutte.

    Restorantet dhe baret do të duhet të mbyllen deri në orën 22:00.

    Njerëzit këshillohen të punojnë nga shtëpia, ndërsa tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.

    Veshja e maskave në Holandë është e detyrueshme në transportin publik, por Qeveria holandeze e ka shmangur deri tani sugjerimin që qytetarët të mbajnë maska brenda dyqaneve.

    Masat e reja do të zgjasin së paku për tri javë.

    “Natyrisht se këto masa do të kenë pasoja negative ekonomike. Por, lejimi i shpërthimit të virusit do të kishte pasoja edhe më të mëdha, përfshirë dëmtimin e ekonomisë”, tha kryeministri Rutte, transmeton rel.

    Krahasuar me fqinjët e saj, Holanda i ka shmangur kryesisht kufizimet e rrepta deri më tani.

    Ky vend me 17 milionë banorë ka konfirmuar mbi 115,000 raste me koronavirus dhe mbi 6,400 viktima.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se ata kanë dhënë disa opsione për të dalë nga ngërçi politik....
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka komentuar përplasjet e fundit me gazetarin Ilir Mirena e gazetarë të tjerë. Ajo ka thënë se...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, para fillimit të seancës konstituive, është deklaruar para mediave. “Çdo herë vijmë me shpresën që...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se opozita duhet të reflektojë pozitivisht, pasi situata aktuale është e tmerrshme dhe e...
    Lajme02 Qershor 2025
    Në rrethana tragjike ka vdekur Armir Osmani, i riu nga Mitrovica. Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të ndjerit do të bëhet...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat në rast se nuk ka lëvizje nga ana...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.