×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e Besnik Kelmendit: Emigrant në 1992, sot në radhët e CDU-së në Gjermani

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Besnik Kelmendi është biznesmen dhe politikan shqiptaro-gjerman pjesë e partisë CDU, njëherësh anëtar i kryesisë në Essen.

    Familja e Besnik Kelmendit është me prejardhje nga Rugova e Pejës.

    Në vitin 1992, familja e tij detyrohet të largohet nga Kosova për në Gjermani, për shkak të regjimit të asaj kohe. Kelmendi shkoi në moshën 12 vjeçare në Gjermani.

    Në pranverën e vitit 2014, Besnik Kelmendi u bë anëtar i CDU-së në ESSEN. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë e kryesisë “Emigrantët e Unionit” në Kreisverband të CDU-së në Essen.

    Besnik Kelmendi është nënkryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian në kuadër të CDU-së për qytetin Essen. Më 21 shkurt 2017 u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e Distriktit të qytetit Essen.

    Ai është një nga themeluesit e UDAI “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Gjermani. Kelmendi gëzon shtetësinë kosovare dhe gjermane, që nga viti 2002.

    Besnik Kelmendi është kandidat për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.