
Komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, në një infervistë për “Front Online” ka folur folur rreth deklaratave se duhet amnistuar krimet serbe, ai tha se mund të ketë amnisti për krimet, por vetëm amnisti të përgjithshme për ata që kanë qenë të përfshirë në luftë.
“Mund të ketë amnisti, por amnisti përgjithshme për ata që kanë luftuar siç ka ndodhur në Maqedoni, Serbi, e që do të thotë që unë nesër kur të qarkullojë në Mal të Zi apo në Serbi të mos arrestohem pse kam qenë luftëtarë. Por, amnisti ndaj krimit kurrë. S`do të ketë kurrë amnisti dhe të gjithë duhet të përgjigjen për veprat që kanë bërë gjatë cilësdo qoftë ajo periudhë, lufte apo pas lufte”, ka thënë ai për Front Online.
Komandanti i Koshares zbulon të pathënat e luftës dhe “krimet” e UÇK-së
E për t`u zgjidhur këto çështje, sipas Berishës, duhet të formalizohet patjetër Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.
“Ajo çfarë mendoj unë se duhet të ndodh patjetër është se ka pasur një iniciativë nga PDK-ja për krijimin e një ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, ai duhet patjetër të formalizohet në Kosovë dhe ai ligj nuk duhet të përfshijë vetëm vlerat që janë krijuar nga viti `97 e tutje por edhe në kohët e mëparshme, çdo përpjekje të shqiptarëve për liri duhet ta përfshijë dhe ta mbrojë këtë ligj”, ka thënë ai, për Front Online.