×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri thotë se gjendja e të infektuarve gjilanas me Covid-19 është stabile

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin për Emergjenca, në konferencën për media, ka paraqitur vlerësimin e gjendjes dhe menaxhimin e situatës përkundër që gjatë mbrëmjes janë konfirmuar 14 raste të reja në Gjilan.

    Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësim, sepse gjendja nën kontroll me një gatishmëri të lartë profesionale të ekipit të gjerë që po merret me parandalim në interval kohor 24 me 7.

    ”Ne arritëm që ta ulim lakoren e infeksionit gati në pikën zero, por burimi i fundit i infeksionit i ardhur nga një klinikë private në Prishtinë, ka bërë që një infermiere dhe lehonë të dalin me rezultat pozitiv dhe si pasoj të kemi edhe 14 infektuar në natën e mbrëmshme. Aktualisht kemi 26 raste active me Covid-19. Sot janë marrë mostrat edhe për 67 qytetarë të Gjilanit dhe rezultatet do të tregojnë pasqyrimin real të gjendjes”, ka thënë Lutfi Haziri.

    Haziri ka njoftuar se nënkryetari Arbër Ismajli dhe ekipi i gjerë i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, kanë vizituar sot të gjitha rastet e prekura me këtë virus dhe konfirmojnë se gjendja e tyre është me simptoma të lehta.

    Ai ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë me masa mbrojtëse, duke bartur maska e dorëza dhe duke e ruajtur distancën me fokus maksimal në higjienë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.