
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur dy anëtarët e tyre në tragjedinë në Novobërdë.
Haziti përmes një postimi në Facebook, në gjuhën shqipe dhe serbe ka thënë se ka shprehu ngushëllime së bashku me kryetarin e Novobërdës, Sveta Javanovic.
“Unë dhe Gjilani jemi me Ju. Çkado që duhet jemi në dispozicionin tuaj”, ka shkruar Haziri.
Dy minatorët që kanë humbur jetën sot në minierën e Artanës janë Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, nga Ministria e Ekonomisë, Punësimet Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).
“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS.