Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për medie të mbajtur sot është shprehur se janë të gatshëm që të filloj procesi mësimorë në shkolla që nga shtatori.
Ai ka thënë se kanë përgatitur një plan operativ dhe janë të gatshëm që të respektojnë çdo vendim të Qeverisë për fillimin ose jo të mësimit.
Haziri shtoi se në bazë të vlerësimeve nxënësit duhet të kthehen në shkolla, por duke respektuar në përpikëri të gjitha rekomandimet e nxjerra nga institucionet përgjegjëse.